Musliu-Shoshi: Nëse BE-ja është për zgjerimin, le t’i heqë vizat për qytetarët tanë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, është deklaruar në lidhje me vizitën që Kosovës po ia bën komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Verhelyi, duke thënë se nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata që e ardhmja e Kosovës është në BE.
Sipas Musliu-Shoshit, nëse Bashkimi Evropian është për zgjerimin, t’i heqë vizat për kosovarët.
“Zgjerimi nuk mund të ndodhë, duke na pamundësuar lëvizjen e lirë, një të drejtë universale që ne nuk e gëzojmë”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook./IndeksOnline/