75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lejohet qarkullimi i veturave për Fushë Kosovë

Tashmë janë hequr shiritat e policisë në pjesën ku po dyshohej për bombë, derisa është lëshuar për qarkullim edhe rruga për Fushë Kosovë.

Vetura e personit që u arrestua sot afër AKI’së tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet e policisë kanë kontrolluar veturën e personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI’së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI’së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.