75 Mall Live Search
12:05 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Dardanët” e rinj sonte zbarojknë në “Fadil Vokrri”, do të luajnë kundër Austrisë U21

Sonte nga ora 19:00 do të luhet ndeshja mes Kosovës U21 dhe Austrisë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, transmeton Indeksonline.

“Dardanët” e rinj kanë pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit në grup dhe gjenden në pozitën e pestë me 6 pikë.

Në rast se sonte barazojnë apo fitojnë, do t’i bënin nder Shqipërisë U21.

Shpresat “Kuq e Zi” gjenden në pozitën e 3-të me një pikë më pak se Austria. Në rast së dështojnë austriakët, atëherë Shqipëria do të kishte një mundësi kualifikimi.

Ndeshja transmetohet direkt në RTK ./Indeksonline/