75 Mall Live Search
16:33 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Eriksen: Nuk dua të jem në bankën rezervë


Mesfushori i Interit, Christian Eriksen thotë se nuk dëshiron të jetë në bankë rezervë për ndeshjet e mbetura të Ligës, shkruan IndeksOnline

“Unë nuk dua të ulem në stol për të gjithë sezonin,” tha Eriksen në një konferencë për shtyp me ekipin kombëtar të Danimarkës të Premten.

“Shpresoj se ky nuk është qëllimi i trajnerit apo klubit. Do të jetë një sezon i ngarkuar, shumë lojëra në program, unë pres që të luaj.

“Asnjëherë nuk është mirë të ulesh në stol dhe dikush ka tendencë të jetë më pak i durueshëm ndërsa përvoja e tij rritet.”

Eriksen u bashkua me Interin në një lëvizje prej 20 milion euro nga Tottenham në janar, por ai nuk ka filluar ende një takim nga fillimi nën urdhërat e Contes.