75 Mall Live Search
17:15 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Modelja më seksi në botë mbush 24-vjet

Bella Hadid festoi ditëlindjen e saj të 24-të në një udhëtim në liqe me disa nga miqtë e saj të ngushtë.

Supermodelja postoi disa foto me bikini të enjten mbrëma për të shënuar festimet e saj të ditëlindjes, transmeton Indeksonline.

Në një seri fotografish, Hadid kishte veshur një bikini shumëngjyrësh, copa të ndryshme bizhuteri ari dhe syze dielli, ndërsa ajo dhe shoku i saj Devon Carlson ndanë disa momente të lumtura nga festa.

Disa orë para se të fillonte festa e saj, Hadid ndau disa fotografi nga udhëtimi i saj në avionin privat që ishte zbukuruar me tullumbace.

“Oh zot, ndihem me të vërtetë me fat”, shkroi ajo në postimi.

24-vjeçarja shtoi: “Unë zakonisht anuloj çdo lloj festimi të madh të ditëlindjes, kështu që këtë vit thjesht doja të merrja miqtë e mi në një aventurë që ishte absolutisht të paharrueshme.”

Motra e Hadid, Gigi , e cila lindi një vajzë në shtator, nuk ishte e pranishme në festën e motrës së saj të vogël./Indeksonline/