Andi Zeqiri nga minuta e parë me Zvicrën U21 ndaj Gjeorgjisë U21

Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Gjeorgjisë U21 dhe Zvicrës U21, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.
Kombëtarja e shpresave të Zvicrës dhe ajo e Gjeorgjisë kanë prezantuar edhe 11-shet e tyre për takimin e sotëm, ku nga radhët e zviceranëve do të jetë futbollisti kosovar, Andi Zeqiri, shkruan IndeksOnline
Zeqiri fillon nga minuta e parë në këtë takimi, ndonëse, mbrëmë ka mundur të ishte edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.
