Diplomatja e Kosovës për ditëlindje i bën vetes një dhuratë të veçantë e mjaft domethënëse

Diplomatja e Kosovës, Fatmire Musliu i ka bërë vetes një dhuratë të veçantë dhe mjaft domethënëse, me rastin e ditëlindjes së saj.
Ajo ka blerë disa stoli të punuara nga zonjat e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, të cilat mbështetin gratë e dhunuara në luftë, shkruan Indeksonline.
“Përveç që janë të bukura këto stoli përcjellin edhe një mesazh të fortë; mesazhin e mosharresës.
Çdo grua shqiptare do duhej të posedonte një stoli të tillë. Çdo grua që është pjesë e politikës duhet ta mbajë një stoli të tillë”, tha Musliu.