Flaka shfaqet me shumë stil, “pushton” rrugët e New York-ut

Flaka Krelani prej kohësh po qëndron në Amerikë dhe nga atje ka sjellur fotosesionen të ndryshme.
Këngëtarja gjakovare e cila është mjaft e komentuar për ndërhyrje të shumta estetike, tashmë duket një person komplet ndryshe nga ajo e para shumë vitesh.

Dhe pikërisht për shkak të këtyre ndërhyrjeve ajo sot është bërë një femër goxha seksi dhe nuk përton që herë pas herë të ‘nxis’ imagjinatën me imazhet provokuese.
Së fundi ka realizuar një fotosesion rrugëve të New Yorkut ku dukej tejet elegante dhe joshëse në një kostum të zi dhe bluzë të tejdukshme.

Flaka e cila shpesh eksperimenton me “look-un” këtë herë ishte kthyer në flokët e saj të origjinës si zeshkane me një gërshetat të gjatë lëshuar mbi supe.
Kujtojmë që krahas këtyre fotosesioneve, Flaka po punon edhe në projekte të reja muzikore./Indeksonline.