75 Mall Live Search
18:49 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mefail Bajqinovci: Avdullah lësho pe, ecë prej shpije se s’je duke bërë asgjë!

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Avdullah Hotit, pasi që sipas tij ai nuk pyetet as brenda koalicionit e as jashtë tij.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Bajqinovci i tha Hotit: “Ky vend po vidhet, mbi dhe, dhe nën dhe, andaj lësho pe Avdullah, largohu nga këtu se as nuk të pyesin brenda koalicionit e as jashtë, lësho vend, ec prej shpije se nuk je tu mujt me ba kurgja, gjysmën e qeverisë iu ke dhanë tendera, gjysmën i ke pasë nën hetime e gjysmën të dënun”, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, Hoti është kryeministër i dobët e pa legjitimitet.

“Ky kryeminister e ka një kabinet me njerëz të dënuar, Në Karaçevë u sekuestruan 20’dhi të kuqe, 50 lopë qumeshtore, dhe 6 mijë euro para dhe 16 kg kafe. Ja se cfarë kryemimistri. I keni dhënë tender bizneseve të LDK- Ragip Mustafes të njohur si Ragip Zhaba. Ja dhatë 5 milion euro Blerim Kuqit tenderin pra Ministrave dhe bizneseve të LDK. Ky kryeminister për këtë 100 ditesh takimet më te medha i ka pas me Blerim Poteren. Ky kryeminister ka pranuar të arrestuar per 119 kg drogë”.