75 Mall Live Search
20:04 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kendall dhe Kylie Jenner reagojnë pas grindjes në episodin e ri të “KUWTK”

Kendall Jenner dhe Kylie Jenner reaguan në Twitter kur panë luftën e tyre në episodin e fundit të Keeping Up with the Kardashians.

Motrat ishin në një udhëtim në Palm Springs dhe u përleshën gjatë rrugës për në shtëpi ndërsa ishin në të njëjtën makinë me të dashurin e nënës së tyre Corey Gamble, transmeton Indeksonline.

Kendall donte që të shkonte në shtëpinë e saj, por Kylie me sa duket nuk donte që shoferi i tyre të dilte nga rruga.

Në fakt grindja nuk u pa në kamera pasi që nuk kishte kamera në atë makinë, por u dëgjuan audiot ndërsa bisedonin me Kris Jenner në telefon.

Në një moment gjatë përleshjes, Kendall tha se Corey e sulmoi ashpër dhe ajo tha: “Ky njeri është i egër. Ai me të vërtetë thjesht më tha shporru”.

Kendall përfundimisht zbrit në një stacion karburanti buzë rrugës dhe u mor nga një makinë tjetër.

Kendall në një postim i mori me shaka gjithë reagimet. Ndërsa më vonë gjatë natës, Kylie shkroi në Twitter, “Grindjet e motrave si ato nuk janë kurrë në rregull”.

Rikujtojmë që “Keeping Up With Kardashians” do të ketë vetëm edhe një sezon./Indeksonline/