Andi Zeqiri i gëzohet fitores së Zvicrës U21, ky është postimi i tij i fundit

Kombëtarja e Zvicrës U21 ka arritur që me rezultat të pastër në 0:3 ta fitoi takimin ndaj Gjeorgjisë U21, duel ky i vlefshëm për kualifikimet në EURO21.
Golashënues në këtë ndeshje ishte edhe futbollisti kosovar, Andi Zeqiri, i cili shënoi gol nga penalltia, shkruan IndeksOnline
Ditë më parë për Zeqirin kishte shumë thashetheme se ai mund t’i bashkohej
Kombëtares së Kosovës, por kjo nuk ndodhi. Ai dhe Bastien Toma ende janë pjesë
e Zvicrës U21.
Kështu, pas fitores së sotme me Zvicrën, Zeqiri postoi një fotografi në “Instastory”, ku tregoi rezultatin e këtij takimi.
