75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gurëthyesit, një nga akuzat me të cilat akuzohet Haki Rugova

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës ka të bëjë me ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’.

Burime të Indeksonline tregojnë se ai dyshohet për falsifikim dhe keqperdorim në lejen dhe dokumentet që kanë të bejnë me gurethyes.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’.

 “Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë,  ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.