75 Mall Live Search
14:48 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rita Ora me mesazh për vajzat kosovare, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

Sot në Kuvendin e Kosovës u organizua Dita Ndërkombëtare e Vajzave, ndërsa kryetarja e Kuvendit njoftoi për një mesazh që këngëtarja shqiptare Rita Ora ka dërguar enkas për vajzat që ishin aty.

Osmani e falënderoi Ritën ku tha se ajo shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës, shkruan Indeksonline.

“Përshëndetje. Jam Rita Ora. Pavarësisht se a vendos të bëhesh këngëtare, balerin, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë”, u shpreh Rita.

Më poshtë video e plotë e saj!