Dardanët me mesazhe në “Fadil Vokrri” për lojtarët e Kosovës

Disa parulla me mesazhe të fuqishme nga “Tifogrupi Dardanët” veç se janë ngjitur në shkallët e stadiumit Fadil Vokrri.
Dardanët janë munduar t’ia bëjnë sa më të lehtë futbollistëve ndeshjen e sotme dhe humbjen ndaj Maqedonisë Veriore me anë të disa banerave me shprehje motivuese.

“Me ju në borë e në shi, me ju kudo dhe gjithmonë… Jeni luanët tanë, jeni Dardanët të rritun nëpër luftra”-shkruhet ndër të tjera në parullat e vendosura në stadium.

