Arrestohen 18 persona, 10 prej tyre dërgohen në mbajtje

18 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë 24 orëve të fundit, teksa 10 prej tyre u dërguan në mbajtje.
Një nga të arrestuarit u dërgua në ndalim policor, kurse tre të tjerë në vuajtje të dënimit.
Të gjitha arrestimet kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale./Indeksonline/