Shtyhet seanca, sepse mungojnë deputetët e Nismës dhe AKR-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pak më parë njoftoi se seanca e paraparë të niste në orën 10:00 shtyhet për 30 minuta për shkak të mungesës së deputetëve në sallë.
Por burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se seanca është shtyrë për shkak se në sallë mungojnë deputetët e Nismës Socialdemokrate dhe deputetët e AKR-së.
Ata nuk janë parë të kishin ardhur në Kuvend, në ditën kur për herë të shtatë po tentohet që të votohet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.
Ky projektligj përfshin edhe mundësinë e tërheqjes së 10% të Trustit./Indeksonline/