Vjosa Osmani: E votoj Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, por jo që e meritoni ju

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se për të pestën herë do të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Ajo tha se pavarësisht se nuk pati aspak bashkëpunim nga anëtarët e kësaj qeverie lidhur me këtë projektligj, e pavarësisht se ajo u quajt “palaço, jo legjitime” e të tjerë emra, përsëri do ta votojë atë.
“Pasi s’ka pasur asnjë ndryshim në qasjen e mazhorancës dhe kryeministri lidhur me këtë pako. Me votimin e kësaj pakoje do t’i shkaktojmë dëme të mëdha vendit. I bëjmë thirrje mazhorancës ta tërheqin dhe duhet që të nxjerrim në votim një pako të vërtetë ekonomike kjo si kjo që kemi tani. Është mirë që më në fund po shohim Kuvendin me prezencë të të gjithë deputetëve të koalicionit, pro sic po dëshmohet edhe sot se pa ndihmën e disave që nuk e kanë votuar këtë qeveri, as ky ligj s’do të kalojë. Më shumë se pesë herë e kam votuar këtë ligj, jo vetëm opozita që tregon një mungesë të jashtëzakonshme për një ligj kaq të rëndësishëm nga ana e Qeverisë, por edhe unë si kryetare e Kuvendit në asnjë moment s’jam konsultuar kontaktuar apo që të më kërkohet mbështetja për një ligj kaq të rëndësishëm. Kjo tregon se sa lodhet kjo Qeveri për këtë ligj, aspak. Vetë fakti që kryeministri s’është këtu e s’ka qenë në shumicën e seancave ku është trajtuar Rimëkëmbja ekonomike tregon se s’lodhet aspak për dëmin që i është shkaktuar vendit nga pandemia. 5 herë e kam votuar këtë projektligj e si rrjedhojë blanko unë çka kam marrë janë epitet ‘palaço, parazit’ jolegjitime’ e gjorë’ e të tjera”, tha Osmani, shkruan Indeksonline.
Ajo tha se në këtë mënyrë se si po funksionon kjo Qeveri, nuk do t’i shkojë gjatë.
“S’është kjo mënyra për të bashkëpunuar, kjo s’është mënyra për të arritur unitet për cilëndo çështje, e lëre më për një çështje kaq të rëndësishme siç është Rimëkëmbja Ekonomike. Jam këtu për të treguar se e votoj edhe sot, jo sepse e meritoni ju këtë votë, në asnjë moment. Sepse në vend që të jepni shembull të bashkëpunimit, keni treguar arrogancë të paparë, së paku në këto 4 mandate që unë jam këtu në këtë Kuvend. Pra është me rëndësi që këto të thuhen, sepse edhe tash pasi ta votohet, do të ballafaqohemi me propaganda e gënjshetra.Prapë do të quhemi parazitë, e jo legjitime nga anëtarët e kësaj qeverie. Por mbajeni mend me këtë logjikë nuk e keni gjatë”, shtoi ajo./Indeksonline/