Ministri Selimi përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare Kosovë -Itali, për transferimin e personave të dënuar

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë, për transferimin e personave të sënuar.
Selimi tha se ky ligj, është rezultat i një pune të madhe të Ministrisë së Drejtësisë dhe partneritetit me shtetin mik italian dhe ka impakt në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, si i tillë mundëson realizimin e këtyre të drejtave nga paragrafi 18 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Votimi i këtij ligji pos avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë të vendit tonë me Italinë në fushën e drejtësisë, i hap rrugë vendosjes së drejtësisë në aspektin e rehabilitimit si dhe risocializmit të personave të dënuar, të cilët, sanksionet penale do të mund t’i bartin në shtetin e vendbanimit të përhershëm”, u shpreh ministri Selimi.