4.068 raste të reja me Covid-19 gjatë 72-orëve, në Zvicër

Siç ishte parashikuar edhe gjatë javës së kaluar, trendi shqetësues i rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirusin ka vazhduar edhe gjatë fundjavës.
Që nga fundi i shtatorit, BAG-u nuk raporton gjatë së shtunës dhe së dielës, ashtu që rastet e regjistruara gjatë fundjavës, i publikoi të hënën.
Kështu, Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 4.068 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në tri ditët e fundit.
Tani, mesatarja 7-ditore e infeksioneve është 1.071 ose plot 153 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Shkalla mesatare pozitive e 7 ditëve të fundit ka arritur në 9.1 për qind që do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar tashmë.
Numri i testeve të kryera në 7 ditët e fundit ka qenë 12.134 teste në ditë dhe kështu është rritur për 29 për qind krahasuar me javën e mëparshme, përcjell albinfo.ch
BAG-u, po ashtu ka raportuar edhe 7 raste të reja të vdekjes. Pranimet në spital kanë qenë 15 persona në ditë ose 40 për qind më shumë se në javën e kaluar.