75 Mall Live Search
16:54 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Talenti kosovar që e kërkonin tri kombëtare, bëhet me skuadër të re

Super talenti kosovar, Valon Hamdiu është bërë me skuadër të re.

Përmes një postimi në Facebook, Hamdiu e ka konfirmuar se ngatash do të luaj për ekipin e Zvicrës, FC Schaffhausen, transmeton Indeksonline.

Ky ekip bën gara në Ligën e Parë të Zvicrës. Në tri ndeshjet e para të këtij sezoni, Schaffhausen ka grumbulluar 6 pikë dhe synon të hyjë në Superligën e Zvicrës.

Hamdiu tashmë ka pranuar të luaj për kombëtaren e Kosovës. Në ndeshjen e fundit të Kosovës U21, ai  ishte në bankën rezervë.

22 vjeçari së fundmi ishte pjesë e ekipit zviceran, Ëinterthur. Para se ta zgjidhte Kosovën, Hamdiun e kërkuan kombëtarja e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Zvicra, por ai zgjodhi të bëhej “Dardan”./Indeksonline/