75 Mall Live Search
19:36 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Deputetja Musliu – Shoshi pyet Hotin: Kush janë ekspertët e tjerë për dialogun veç Skënder Hysenit?!

Është mbajtur sot seanca e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në fund të kësaj seance, kryeministri Avdullah Hoti, ka raportuar në lidhje me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, pati disa pyetje në adresë të Hotit, transmeton Indeksonline.

“Me vëmendje e dëgjova fjalimin tuaj z.kryeministër. Janë disa çështje të cilat janë me interes jetik. E dimë që Lajçak i është adresuar sot deputetëve të BE-së, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

A keni qenë dhe ju të ftuar të jeni pjesë e këtij takimi?

Lajçak nesër vjen në Kosovë, do të diskutoni dhe për dialogun, derisa çështja e asociacionit është temë e mbyllur sipas jush, por jo dhe për palën tjetër.

A mund të na tregoni emrat e ekspertëve të tjerë që po flasin në emër të Republikës së Kosovës, apo është vetëm z/Hyseni?”, ka pyetur ndër të tjera deputetja Musliu – Shoshi./Indeksonline