75 Mall Live Search
20:17 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia në protestat në Bjellorusi përveç dhunës, është autorizuar për të përdorur edhe armë

Autoritetet policore në Bjellorusi janë autorizuar që përveç dhunës,  të përdorin dhe armë vdekjeprurëse për të ndaluar protestat anti-qeveritare. Sipas mediave ndërkombëtare këto udhëzime të policisë vijnë pas protestave gjithmonë e më të shumta kundër qeverisjes së Aleksandër Lukashenkos.

“Në emër të Ministrisë së Brendshme, unë them se ne nuk do të largohemi nga rrugët dhe do të garantojmë ligjin në vend. Personeli i zbatimit të ligjit dhe trupat policore do të përdorin pajisje speciale dhe armë vdekjeprurëse nëse është e nevojshme,” u shpreh Lukashenko.

Ndërkohë që Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë shprehur gatishmërinë për të vendosur sanksione kundër Presidentit Lukashenko. Ndërsa forcat policore në Bjellorusi kanë marrë akuza të shumta për dhunë dhe tortura në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Protestat në Bjellorusi kanë filluar që kur autoritetet kanë njoftuar se fituesi i votimeve në 9 gusht është Aleksandër Lukashenko. Që nga muaji gusht njerëzit kanë dalë në rrugë çdo javë për të kërkuar që Lukashenko të tërhiqet dhe të mbahen zgjedhje të reja.