75 Mall Live Search
10:36 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zëdhënsi i KEDS-it, tregon nëse është është shtrenjtuar energjia elektrike


Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka mohuar raportimet e disa medieve, se kinse janë rritur çmimet e energjisë elektrike në vendin tonë.

“Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës.
Çmimet e energjise elektike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë!”, ka shkruar Buzhala në reagimin e tij, transmeton IndeksOnline.

“Autoriteti për lëvizje të çimimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rrefullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim pë rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij instituconi, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektirke”, ka shkruar Buzhala. /IndeksOnline/