Arrestohen tre persona në Lipjan, policia i “kapë” me thika e zinxhir të motorsharrës

Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për armëmbajtje pa leje.
Kështu, në Lipjan janë arrestuar tre persona pasi që u janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një zinxhir i motorsharrës, transmeton IndeksOnline.
“Lipjan 12.10.2020 – 13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit u janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një zinxhir i motorsharrës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/