539 gjoba për mosrespektim të masave antipandemi

Policia e Kosovës gjatë 24- orëve të fundit ka shqiptuar 539 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.
10 persona u arrestuan, tre persona u dërguan në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje dënimi.
Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 23 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
