Fotografohet për herë të parë “BMW” – X8
Modeli më i ri i gjigantit gjerman, “BMW”, ai X8, është fotografuar për herë të parë gjatë testimeve. Modeli që do të vjen së shpejti për të zëvendësuar X7-n, do të jetë modeli më i shtrenjtë i “BMW”-së.
“BMW”-ja kishte shpalosur planet për një model të ri më 2017. Në atë kohë, inxhinerët e kompanisë mundoheshin të krijonin një SUV edhe më të madh se X7-a e me më shumë teknologjik.
Gjithsesi, fotografitë gjatë testimeve të modelit kanë treguar se “BMW”-ja mund të ketë ndryshuar qëndrim. Sipas pamjeve, “BMW”-ja X8 do të jetë më i ulët e më sportiv, raporton Auto-Express.
Së fundmi, kompania patentoi edhe emrin “X8 M”, duke sugjeruar se do të vjen edhe një version i fuqishëm i modelit. Ai pritet të ketë 616 kuajfuqi me motor 4.4-litërsh.
Po ashtu pritet edhe versioni hibrid.
Modeli, do të promovohet në vitin 2022 me një çmim që thuhet se do të jetë rreth 100 mijë dollarë.