Cyrih: Padit kazinon pasi humbi 1.5 milionë CHF

31-vjeçari Henri Cammiade është i njohur në kazino – rregullisht luan bixhoz.
Por nata e tij ishte ndryshe në janar të vitit të kaluar. Ai i tha gazetës “NZZ” se humbi më shumë se 100.000 franga brenda pak minutash dhe më pas shkoi me veturë përsëri në banesën e tij për të marrë më shumë para.
Gjatë gjithë mbrëmjes, ai shkoi për para katër herë, përcjell albinfo.ch.
Ai pretendon se kazinoja ka shkelur detyrën e saj të kujdesit pasi kazinotë kanë detyrimin t’i ndalojnë njerëzit nga humbjet e mëdha.
Një zëdhënës i kazinos thotë se ata i ndalojnë njerëzit me një problem të dukshëm të lojërave të fatit.
Cammiade thotë se ai dëshiron të shkojë në gjykatë për të detyruar publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për të provuar fjalën e tij.