OAK-u ia prezanton kryetares së Kuvendit gjendjen e rëndë të biznesit

Vështirësitë e bizneseve si pasojë e pandemisë, përfshirja e kërkesave të bizneseve në Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, krijimi i Komisionit parlamentar, i cili do të trajtojë çdo ligj dhe të bëjë harmonizimin mes tyre në mënyrë që të njëjtat të mos bien në kundërshtim me njëra tjetrën, kërkesat e OAK-ut për ndryshim-plotësimin e disa ligjeve specifike, përkrahja nga ana e shtetit dhe ulja e normës së interesit nga BQK-ja, ishin disa nga pikat kyç të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i diskutoi gjatë takimit të sotëm me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Përgjatë këtij takimi OAK-u i shprehu shqetësim kryetares Osmani për gjendjen e rëndë të të bërit biznes si rezultat i pandemisë dhe mosreagimit të Kuvendit në përputhje me këtë gjendje e cila po rezulton me largim masiv të punëtorëve, falimentimin e biznesit dhe ulje të madhe të buxhetit të shtetit.
Si rezultat i kësaj, OAK-u bazuar në vizitat e vazhdueshme që po i bën në terren dhe aktivitetet e saj i shpalosi kërkesat e bizneseve duke kërkuar nga Kryetarja, ashtu siç është duke kërkuar nga çdo institucion tjetër shtetëror, që të trajtohen me urgjencë këto kërkesa.
OAK-u theksoi faktin se Ligji aktual për rimëkëmbje ekonomike nuk i zgjidh problemet e bizneseve. Për këtë arsye OAK-u, ka dërguar edhe rekomadimet të cilat i kemi bërë në kordiminim me sektorin e biznesit. Këto rekomandime i kemi dërguar disa herë me radhë në institucionet përkatëse si në Qeveri, ashtu edhe te deputetët, të cilat i kemi shpërndarë në mënyrë fizike, përmes postës elektronike, postës fizike e të cilat deri më tani nuk janë marrë në konsideratë.
Anëtari i bordit Hamdi Malushaj, potencoi faktin se nuk mund të krijohen ligje për bizneset e pa prezencën e bizneseve.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi OAK-në për takimin dhe ngritjen e këtyre shqetësimeve dhe ishte e njëmendimi, se secili ligj, i cili bëhet duhet të jetë në dakordim me sektorin përkatës i cili do të afektohet nga ligji në fjalë.
Gëzim Selimi nga industria e mishit “Calabria”, kërkoi mbështetje nga ana e shtetit për bizneset prodhuese. Selimi, theksoi po ashtu se gjendja në terren nuk është aspak e mirë dhe se një numër i madh i qytetarëve tanë po mbesin të pa punë.
Në kuadër të këtij takimi u diskutuan edhe problemet e pagimit të TVSH-së për lëndën e parë kur ajo blehet brenda vendit dhe kërkimi i pastajmë për rimbursim, përderisa kur blihet jashtë vendit nuk paguan TVSH-në. E po ashtu u trajtua edhe problemet për pushimin e lehonisë me ҫ’rast bizneset po detyrohen të paguajnë dy paga për një vend pune e që një praktikë e tillë nuk është në asnjë vend të rajonit.
Nga ky takim me kryetaren e Kuvendit pas kërkesës së OAK-ut u dakorduam që gjatë javës së ardhshme të organizohet një takim i veçantë në Parlamentin e Kosovës dedikuar vetëm biznesit. Të ftuar në këtë takim do të jenë deputetët e Republikës së Kosovës, vetë kryetarja e Kuvendit, së bashku me odat dhe bizneset.
OAK-u thotë se gjatë ditës së nesërme do të i përcjellë të gjitha këto kërkesa të deajuara edhe me shkrim te kryetarja e Kuvendit.