75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kënga e artistes shqiptare – virale në Tik Tok

Rreth një vit më parë, kënga e vitit 2015 e Besa Kokëdhimës në bashkëpunim me këngëtarin rumun Mattyas, “Amelia”, filloi të përhapej te përdoruesit e Tik Tok.

 Siç vihet re edhe nga komentet në YouTube të bëra një vit më parë, shumë njerëz shkruajnë se “e dëgjuan këngën në Tik Tok”, komente të cilat vazhdojnë ende, çka tregon se kënga është trend.

@ameliachallenge u krijua nga përdoruesja me emrin @admsegeenaa_ dhe numëron diku te gjysmë milioni ripostime, ndërsa hashtagu #ameliachallenge më shumë se 8 milionë shikime.

Por, së fundmi kënga “Amelia” ka vazhduar të bëhet gjithnjë e më shumë virale në Tik Tok, ku me dhjetëra video janë postuar nga vetë Besa në Instagram.

View this post on Instagram

Ameliaaah ??? #TikTok #Viral #Worlwide #Hit

A post shared by BΞSΛ (@besaofficial) on