Capital T, me videoklip të nivelit Hollywoodian

Prej ditësh ka paralajmëruar videoklipin e këngës, kushtuar personit më të shtrenjtë, nënës.
Reperi i njohur, Capital T, pak para publikimit të këtij videoklipi ka disa fjalë për të.

Sipas tij, klipi do të publikohet se shpejti dhe do të jetë i një niveli që s’është parë më herët në muzikën shqiptare.
“Së shpejti videoklipi, nivel i Hollywood-it”, ka shkruar Capital T në postimin e fundit.

Ndryshe, vetëm pak ditë më parë Capital T publikoi pjesën e dytë të albumit “Skulpturë”, ne të cilën është e përfshirë edhe kënga “Fjalët e nanës”./Indeksonline/