75 Mall Live Search
15:25 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

U mbajt takimi i radhës i Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i GVRAP. Takimin e kryesoi Ministri i MPB-së Agim Veliu, njëherëshit dhe kryesues i Grupit të veçantë për Reformën e Administratës Publike (GVRAP).

Në këtë takim morën pjesë: Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu , Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, përfaqësuesit nga institucionet e linjës, dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian ishin prezent në këtë takim përmes platformës online ZOOM.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, theksoi se Qeveria e Kosovës deri më tani i ka marrë disa masa serioze, duke e filluar nga procesi i rekrutimit të stafit online.

“Vullneti politik ekziston dhe ne kemi treguar përkushtim serioz në këtë proces. Legjislacioni që e rregullon këtë proces është në harmoni me BE-në. Rruga jonë është njëdrejtimëshe e që është anëtarësimi në BE”, tha zëvendëskryeministri Tahiri.

Ministri i MPB-së, z Agim Veliu tha se takimi i sotshëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe unik, sepse për herë të parë vendet anëtare të BE-së po e ndjekin këtë diskutim.