Ndërron jetë aktorja e njohur amerikane

Conchata Ferrell, një aktore e dashur me personazhe të ndryshme në filmat si “Two and a Half Men” dhe “Edward Scissorhands”, ka vdekur.
Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i saj, Dan Spilo. Ajo ndërroi jetë rreth orës 12:30 pasdite në 12 tetor.

Në një karrierë që zgjati pesë dekada në TV dhe film, Ferrell fitoi tre nominime për Emmy.
E para ishte për punën e saj në “LA Law” në 1992 dhe fitoi dy të tjerë për rolin e saj në “Two and a Half Man” në të cilin ajo luajti rolin e Berta.

Ferrell, e cila ishte 77 vjeçare, ishte gjithashtu një interpretuese e suksesshme e teatrit, duke fituar një çmim Drama Desk në 1974 për punën e saj në “The Sea Horse.”
Ferrell la pas vetës bashkëshortin, Arnie dhe vajzën, Samantha./Indeksonline/