Arben Vitia: Nuk jam duke u hetuar nga Prokuroria

Mbrëmë në media është raportuar se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për tenderët e dyshimtë të dhënë gjatë pandemisë.
Mirëpo, i njëjti i ka mohuar këto. Vitia tha se nuk është duke u hetuar nga Prokuroria.
“Unë nuk jam duke u hetuar nga Prokuroria”, ka thënë Vita
“Të gjithë tenderët në të cilët kam menduar se është keqpërdorur detyra zyrtare i kam dërguar dokumentet për hetimin e tyre në maj vitit 2020 sa isha vet ministër” shtoi Vitia.