Arrestohen 4 persona, pas një mosmarrëveshjeje u rrahën ndërmjet vete

Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar edhe për sulm.
Në Istog 4 persona janë rrahur, pas një mosëmarrëveshjeje.
“SULM Istog 13.10.2020 – 14:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/