75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rekorde të reja ditore të infektuarve në Zvicër dhe Austri nga COVID 19

Numri i rasteve të reja të COVID-19 në Zvicër dhe Austrinë fqinje ka arritur sot nivele rekorde.

Zyra zvicerane e Shëndetit Publik regjistroi 2 823 raste infektimi me koronavirus brenda një dite, rreth dy herë më shumë se një ditë më parë, raporton ATSh.

“Numri ditor i Austrisë u rrit në një rekord prej 1 346 rastesh. Gati një e treta e rasteve të reja ndodhën në Vjenë”, tha qeveria.

Qeveria zvicerane ka planifikuar nesër një takim krize me përfaqësues nga 26 kantonet e Zvicrës, për të diskutuar shpërthimin e përshpejtuar të COVID-19.