75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Barcelona në krizë të madhe, i kërkon uljen e pagave për të dytën herë futbollistëve

Skuadra e Barcleonës po ndodhet në një krizë të madhe ekonomike.

Barça ka paralajmëruar zbritje prej 30 përqind në rrogat e futbollistëve, kjo për të evituar një krizë katastrofike të ekipit, shkruan IndeksOnline


Sipas programit “Què T’hi Jugues të SER Catalunya” , Josep Bartomeu po kërkon që futbollistëve të i ulet paga për 30 përqind.

5 Nëntori është afati i fundit për të arritur një marrëveshje. Nëse nuk ka mirëkuptim me lojtarët dhe punëtorët, klubi do të zbatojë në mënyrë të njëanshme këtë ulje të re të pagave.