75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kastrati: Djemtë luajtën me zemër!

Tashmë ka përfunduar  takimin ndërmjet Greqisë dhe Kosovës,  duel ky në kuadër të rundit të katër në grupin C’ të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat e Challandes u munduan shumë në këtë ndeshje, ku edhe i kishin rastet fantastike për shënim, por asesi nuk e gjetën golin, dhe takimi u mbyll në 0:0, shkruan IndeksOnline


Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe Lirim Kastrati thotë se është i kënaqur me barazimin por se si Kombëtare tentojnë për më shumë.


“Normal, si unë, si secili kemi dëshirë të ndihmojmë kombëtaren me paraqitje sa më të mira dhe të shënojmë gol, por sot sikur në shtatë ndeshjet e fundit, fati nuk është me ne. Sot kishim ndeshje të vështirë ndaj kombëtares së Greqisë e cila dihet sa është e fortë. Nuk na ecën. Kishim shanse unë, Benjamini, Learti, por nuk shënuam”, deklaroi Kastrati.

“Më vjen mirë që bëmë një paraqitje të mirë. Nuk jemi të kënaqur me barazim, por do të tentojmë më mirë”. “Nuk kam luajtur ndeshjet e fundit me kombëtaren dhe nuk kisha vetbesim. Po të kisha më shumë minuta do të kisha më shumë besim. Nuk kisha minuta dhe isha i ngurtë. Ky është faji im, jo i dikujt tjetër. Besova se ishte më mirë të pasoja sesa të gjuaja. Më vjen keq që nuk shënuam”.

“Ky është një rezultat i mirë të themi pas kritikave. Treguam karakter të fortë me gjithë mungesat, por djemtë që luajtën treguan karakter dhe luajtën me zemër, dhanë çfarë mundën”.