75 Mall Live Search
07:42 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lajçak takohet sot me Isa Mustafën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka bërë me dije se takimi do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie.

“Nesër (e enjte), më datë 15 tetor 2020, në orën 08:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Lajçak është takuar dje edhe me kryetarët e partive të tjera në vend dhe liderë të tjerë institucional.