75 Mall Live Search
10:52 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Ukelli dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori Sami Ukelli i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Zvicrës, znj. Simonetta Sommaruga.

Pas pjesës ceremoniale, në një bisedë të shkurtër presidentja Sommaruga dhe ambasadori Ukelli diskutuan mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, sidomos nevojën për të nxitur e thelluar bashkëpunimin ekonomik.