Përplasen dy vetura në Zabel të Ulët, krijohen kolona në rrugën Drenas – Komoran

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor, vazhdon të jetë shqetësues.
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit janë përplasur dy vetura, transmeton Indeksonline.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, derisa ende s’dihet nëse ka të lënduar.
Por, si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në rrugën Drenas – Komoran./Indeksonline

