75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Veliu takohet me Selimin pranon 4 rekomandime, që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës

Ministri i Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi me të cilin kanë diskutuar rekomandimet e dala gjatë procesit të rishikimit funksional për sektorin e sundimit të ligjit (RFSSL).

“Rishikimi nxori në pah rekomandimet që ndërlidhen me integritetin e policisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit.Faza e ardhshme e RFSSL-së do të jetë hartimi i strategjisë për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit 2020-2025, strategji e cila do të bazohet ekskluzivisht mbi temat e trajtuara gjatë fazës së rishikimit dhe rekomandimet e dala nga dokumentet e politikave”, tha Veliu, transmeton Indeksonline.

Rekomandimet që pranoi sot Veliu ndahen në 4 kategori :

– Sigurimi dhe pensionimi i policisë

– Integriteti i policisë

– Llogaridhënja e policisë

– Kapacitetet e policisë

“Theksova se disa sa nga këto rekomandime veç janë zbatuar apo janë në proces të zbatimit dhe u zotova që së bashku me menaxhmentin e policisë do të implementojmë rekomandimet e mbetura dhe njëkohësisht konfirmova se do të jemi pjesë integrale e hartimit të strategjisë së re”, shtoi ai./Indeksonline/