75 Mall Live Search
13:12 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lajçaku tregon se cili ishte lajmi më i rëndësishëm i vizitës, në Kosovë

Emisari Special i BE-së Miroslav Lajcak, për dialogun Kosovë-Serbi,  ka mbajtur një konferencë shtypi, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk ka çështje të lehta kur bëhet fjalë për dialiogun Kosovë – Serbi, por se ata pajtohen që të diskutojnë për të gjitha çështjet e hapura, prandaj siç tha Lajcak ekziston dialogu.

Ai ka folur për pikën më të ndjeshme në këtë fazë të dialogut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se e kupton ndjeshmërinë e çështjes, por se Kosova tashmë është zotuar për themelimin e tij.

“Është një çështje shumë e madhe në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave, e kuptoj ndjeshmërinë e temës, Kosova ka bërë zotim më 2013 dhe 2015 dhe duhet të tregojë konsistencë dhe të respektojë këto marrëveshje dhe dialogu i ofron Kosovës të përmbyll të gjitha çështjet e hapura dhe duhet të jemi të qartë se çdo vendim duhet të dalë si rezultat i kompromisit dhe i ftoj të jenë të bashkuar për dialog dhe të mos jenë  të përçarë”, tha Lajçaku.

Ai pas takimit që ka pasur me krerët e shtetit të Kosovës,  tha se rezultati më i rëndësishëm gjatë kësaj vizite në Kosovë ka qenë se ka marrë zotim nga ta, që Kosova do t’i respektojë të gjitha vendimet e saj në lidhje me formimin e asociacionit

“Kam marrë zotimin se dialogu është i rëndësishëm dhe Kosova do t’i respketojë të gjitha vendimet dhe ky është rezultati më i rëndësishëm i kësaj vizite në Kosovë”, theksoi Lajçak.