75 Mall Live Search
19:51 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, nisin hetimet ndaj priftit serb i cili hoqi flamurin kombëtar në Koshare

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj priftit serb i cili kishte hequr flamurin kombëtar në kullën e vrojtimit në Koshare për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Video e kësaj ngjarje u publikua nga gazeta “Novosti” e u komentua tej mase në rrjete sociale, madje e njëjta u konsiderua si skandal, por zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj tha për Indeksonline se tashmë kanë nisur hetimet ndaj personit të panjohur për veprën penale të lartëpërmendur.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Agron Jusufi tha për Indeksonline, se ata janë njoftuar përmes mediave rreth këtij akti, për të cilin thotë se menjëherë kanë lajmëruar edhe institucionet gjegjëse, prandaj edhe presin përgjigje.

Kujtojmë që Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj.

Kjo betejë u bë edhe motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front./Indeksonline/