75 Mall Live Search
21:30 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Thaçi thotë se Kurtit do t’i publikohet veprimtaria kundër UÇK-së

Ish-kryeministri, Albin Kurti në një intervistë kishte thënë se “Hashim Thaçi ka kënduar në Gjykatën Speciale për katër ditë si bilbil”, ndërsa ky i fundit është përgjigjur rreth kësaj deklarate, duke thënë se nuk merret me lajthitjet e tij, madje do vijë koha kur atij do t’i publikohet veprimtaria kundër UÇK-së.

Hashim Thaçi në “Debat Plus” i është përgjigjur Kurtit duke thënë se i vjen keq që ai nuk ka shokë të burgut, pasi nuk ka qenë pjesë e rezistencës as për liri e as për pavarësi, shkruan Indeksonline.

Nuk merrem me këso lajthitje të zotit Kurti. Më vjen keq që ai nuk ka shokë të burgut prandaj nuk ka çfarë të japë e të marrë, pasi nuk ka qenë pjesë e rezistencës as për liri e as për pavarësi. Ai u është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzuar të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi është dorëzuar ka pranuar bashkëpunimin me drejtorin e burgut”.

Nga momenti i dorëzimit te autoritetet e burgut dhe organizimi i intervistës për të në burg kur të tjerët i sakatonin dhe i mbysnin me dhunë siç ka ndodhur me shokët tanë në Dubravë dhe gjithandej Serbisë, Kurti është i njëjti në shërbim të së keqes”, u shpreh ai.

Tutje presidenti thotë se shumë shpejt do vijë koha kur Albin Kurtit do t’i publikohet veprimtaria kundër UÇK-së.

Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”.

Do të vije koha që ta shpalosim rolin e tij destruktiv anti-UCK. Gjërat që i thotë ai përsërit Vuçiq , Daciq dhe Drecun. Madje e ka tejkaluar edhe kryeprokurorin e Serbisë”, tha Thaçi.