75 Mall Live Search
09:25 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ushtria spanjolle kujton dy ushtarët, që vdiqën tragjikisht, në Kosovë

Ushtria Spanjolle ka përkujtuar dy ushtarë të saj të cilët humbën jetën në vitin 2007, në Kosovë.

Francisco Javier Roldan dhe Antonio Jesus Bonilla kishin vdekur tragjikisht pas një aksidenti më 2007 në bazën e ushtrisë spanjolle, në Istog.


E në llogarinë zyrtare të ushtrisë spanjolle në Twitter, një postim u është kushtuar atyre dhe ai ka marrë shumë reagime.

“Francisco Javier Roldan dhe Antonio Jesus Bonilla kishin vdekur në Kosovë pas një aksidenti në bazën “Espana”, në Istog. Nuk do t’ju harrojmë, do jeni gjithmonë me ne”, thuhet në postim.