75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ushtarë të rinj amerikanë, do t’i bashkohen NATO-s në Kosovë

Misionit paqeruajtës të NATO-së në Kosovë do t’i bashkohen ushtarët e rinj.

Se NATO-s do t’i bashkohen ushtarët e rinj e kanë bërë të ditur misioni i NATO-s nëpërmjet një postimi Twitter.

Derisa kanë bërë njoftimin për këtë, është shkruar edhe se NATO-ja, do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt në Kosovë.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për misione! Trupat i kanë përfunduar përgatitjet në Iowa, SHBA dhe do të largohen për të marrë pjesë në një angazhim paqeruajtës të NATO-s, në Kosovë. NATO-KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovën”, shkruhet në postim.