75 Mall Live Search
11:41 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kur dashuria është mbi ligjin një grua, në Prishtinë, pengon policinë gjatë arrestimit të burrit të saj

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi nuk u është bindur urdhërave të tyre, shkruan IndeksOnline.

Por gjatë arrestimit të tij, zyrtarët policorë hasën në vështirësi.

Kjo pasi që, bashkëshortja e të arrestuarit i ka penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Prishtinë   15.10.2020-16:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që ai nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë, me ç’rast e dyshuar f/k bashkëshortja e të dyshuarit i ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/