Shtatë të lënduar në një aksident trafiku, afër Klinës

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Volljak të Klinës.
Policia ka njoftuar sot se aksidenti ka ndodhur të enjten në orën 12 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.
“Një person derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, dy prej tyre janë në Spitalin e Pejës dhe Gjakovës, ndërsa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës pastaj janë liruar në shtëpi.
Policia e trafikut po merret me rastin./IndeksOnline/