75 Mall Live Search
11:51 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Marca” jep lajmin e zi për Real Madridin, Hazardi s’do të luajë në “El Klasiko”

Skuadra e Real Madridit s’do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit belg, Eden Hazardi për ndeshjen kundër Barcelonës.

Sipas mediumit “Marca”, Hazardi nuk dëshiron të rrezikoj dhe të paraqitet në këtë ndeshje. Ai dëshiron të rikuperohet plotësisht dhe të mos ndërmarrë ndonjë rrezik, transmeton Indeksonline.

Zidane dhe mjekët janë pajtuar me këtë ide të Hazardit dhe do ta ndihmojnë atë që të rikuperohet.

Belgu që nga transferimi i tij në Real Madrid, ka pasur probleme me lëndime të shumta./Indeksonline/