Kërkohet paraburgim ndaj punëtorit të PTK-së, për veprën: “Përvetësimi në detyrë’’

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: “Përvetësimi në detyrë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M., në cilësinë e zyrtarit në PTK, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar 16 ndihma sociale, dedikuar përfituesve të ndihmave sociale, në vlerë prej 1,700 €.
I dyshuari B.M., me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.